Izraeli akuzon OBSH-në për bashkëpunim me Hamasin: Kemi paraqitur fakte të padiskutueshme, por u injoruan herë pas here

schedule22:16 - 25 Janar, 2024

schedule 22:16 - 25 Janar, 2024

Izraeli akuzoi të enjten Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për bashkëpunim me Hamasin, duke pretenduar se ka injoruar provat se organizata po përdorte spitalet e Gazës për qëllime terroriste.

Ambasadori izraelit në OKB, tha në një takim të bordit ekzekutiv të OBSH-së në Gjenevë, se nuk mund të ketë kujdes shëndetësor në territoret palestineze kur Hamasi fshihet në soital dhe përdor civilët si mburoja njerëzore.

“Këto janë fakte të padiskutueshme, të cilat OBSH ka zgjedhur t’i injorojë herë pas here. Këtu nuk po flasim për paaftësi. Ky është një partneritet i padrejtë”, u shpreh ambasadori izraelit.

Ambasadori shkroi në platformën “X” se ka prova që spitalet përdoren nga terroristët.

“Edhe kur u paraqitën me prova të prekshme të asaj që po ndodhte, nën tokë dhe në sipërfaqe, armët, shtabet e përgjithshme, dhomat e mbyllura, OBSH zgjodhi të mbyllte një sy, duke rrezikuar ata që supozohet të mbronte” vazhdoi ai.

Lufta në Gaza filloi pasi Hamasi filloi një sulm në territorin izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1,140 njerëz, kryesisht civilë. Rreth 250 u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza. Sipas raportimeve, 132 pengje mbeten ende në enklavë, por 28 prej tyre besohet të jenë të vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!