Izrael/ Shkalla e papunësisë gjatë muajit tetor u rrit në 9.6%

schedule13:52 - 20 Nëntor, 2023

schedule 13:52 - 20 Nëntor, 2023

Shkalla e papunësisë në Izrael u rrit në pothuajse 10% në tetor, njoftoi Agjencia Qendrore e Statistikave pas shpërthimit të luftës me grupin e armatosur palestinez Hamas, i cili ka zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz që jetojnë pranë kufirit me Gazën.

Shkalla e papunësisë muajin e kaluar ishte e qëndrueshme në 3.4%.

Por duke marrë parasysh humbjet e pritshme të përkohshme të vendeve të punës, shkalla u rrit në 9.6% në tetor pasi 428,400 njerëz ishin të papunë krahasuar me 163,600 në shtator, përpara sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Pas sulmit, shifrat zyrtare tregojnë se rreth 80,000 izraelitë janë vendosur në pushim pa pagesë javët e fundit. Si pasojë, norma e punësimit në tetor ra në 56.5% nga 61.1%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!