Izrael, përgatitet padia për korrupsion për Netanyahu

schedule18:38 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 18:38 - 2 Dhjetor, 2018

Policia izraelite ka njoftuar se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuza për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu. Akuzat do të ngrihen edhe ndaj gruas së shefit të qeverisë, e cila duket e implikuar në këtë çështje. Ky është rasti i tretë që Netanjahu përfshihet në hetime për korrupsion. Autoritetet pretendojnë se ai garantoi favore rregullatore ndaj “Bezek Telekom Israel”, në këmbim të mbulimit më pozitiv të tij dhe bashkëshortes në një portal lajmesh në pronësi të kompanisë. Netanjahu mohon çdo akuzë për këtë rast. Por tashmë duket se do të përballet me akuzat e policisë së vendit, që pritet të dorëzojë padinë së shpejti në gjykatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!