Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Izrael-Hamas, flitet për shkëmbime pengjesh’/ Çika: Problematike, qeverisja e Gazës dhe pushteti i Hamas

schedule21:26 - 8 Tetor, 2025

schedule 21:26 - 8 Tetor, 2025

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika komentoi për ‘Ëar Report’ negociatat mes Izraelit dhe Hamas të cilat vijojnë në Egjipt. Sipas Çikës, pika kryesore është shkëmbimi i pengjeve qoftë njerëz të gjallë ose kufomat e tyre.

“Pala kryesore në negociata janë Izrael dhe Hamas që janë në ethet e diskutimit.

Flitet për tekninalitet që ka të bëj me shkëmbimin e pengjeve, të gjalla ose ata që kanë humbur jetën, por planmarrëveshja e Trump flitet për shkëmbime pengjesh. Ose pengje të Hamas ose të burgosur palestinez. Në thelb flasim për shkëmbim mes dy vendeve.

Një problematikë që flitet është sesi do të qeveriset Gaza, si do të jetë pushteti i vetë Hamas. Hamasi shihet si një etnitet politik, ushtarak dhe ka dy fraksione të rëndësishme që janë në divergjenca dhe përplasje. Duhet të ketë një emërues të përbashkët ku çështje kryesore është dita e nesërme lidhur me planin 20 pikësh amerikan.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!