Sulm me dron irakian në Izrael, vriten dy ushtarë, plagosen disa të tjerë

schedule17:29 - 4 Tetor, 2024

schedule 17:29 - 4 Tetor, 2024

Dy ushtarë izraelitë u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën në një sulm irakian me dron në një bazë ushtarake në Lartësitë Golan, thanë forcat e armatosura izraelite (IDF).

Sipas IDF-së, dy drone të ngarkuar me eksploziv u lëshuan nga Iraku, njëri prej të cilëve u rrëzua nga mbrojtja ajrore izraelite dhe i dyti goditi një bazë ushtarake në lartësitë veriore të Golanit.

Përveç dy ushtarëve 19-vjeçarë të vrarë, 24 të tjerë u plagosën në sulm, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë tjetër, ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur më shumë se 2,000 vende, përfshirë infrastrukturën dhe armët, në Libanin jugor që nga fillimi i pushtimit tokësor në jug të vendit fqinj kundër Hezbollahut./abcnews.al