Izrael/ Demonstruesit kundër Netanyahut bllokojnë autostradën e Tel Avivit

schedule09:05 - 4 Korrik, 2024

schedule 09:05 - 4 Korrik, 2024

Protestuesit izraelitë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë bllokuar autostradën kryesore Ayalon në qendër të Tel Avivit, ka raportuar Channel 12 i Izraelit.

Ata po kërkojnë që të arrihet një marrëveshje me Hamasin për t’i kthyer robërit izraelitë në shtëpi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Izraeli ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe të arsyeshme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për Shtetin e Izraelit. Ne duhet të ndalojmë braktisjen,” citoi The Times of Israel të thoshte një protestues.