Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izoloi në banesë dy prindërit dhe i kërcënoi me thikë/ Himarë, policia neutralizon 34-vjeçarin

schedule18:46 - 2 Prill, 2026

schedule 18:46 - 2 Prill, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare është parandaluar në kohë nga Policia e Himarës, ku një 34-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në banesë dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me mjet prerës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur negociata intensive me autorin, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të situatës.

Pas rreth një ore komunikimi, një efektiv policie, ka arritur të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë me 34-vjeçarin, duke ndikuar në qetësimin e tij dhe uljen e tensionit.



Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, por reagimi i menjëhershëm i policisë bëri të mundur neutralizimin e tij dhe shmangien e pasojave më të rënda, ndërsa prindërit janë shpëtuar pa lëndime.

34-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është referuar për trajtim të specializuar në shërbimet psikiatrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!