Izolohet vatra, drejt shuarjes zjarri në malin e Gjallicës

schedule17:36 - 9 Gusht, 2021

schedule 17:36 - 9 Gusht, 2021

Izolohet plotësisht dhe është drejt shuarjes një vatër zjarri e shfaqur në afërsi të majës së Gjallicës në kufirin ndarës ndërmjet pyllit  dhe kullotës brenda parkut natyror Korab-Koritnik, raporton abcnews.al.

Edhe pse në terren mjaft të vështirë dhe 4-5 orë larg rrugës automobilistkie stafi i AdZM Kukës në bashkëpunim me disa banorë të Nj.A Shtiqën dhe Sherbimin Zjarrfikes te Bashkise Kukes arritën të izolojnë në kohë vatrën e zjarrit  e cila mund të kishte përmasa shumë të mëdha dhe të dilte jashtë kontrollit nëse ndërhyrja nuk do ishte e menjëhershme.

Sipas Shtabit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Emergjencave te Bashkisë Kukës po punohet për shuarjen e plotë të saj  ku shkalla e vështirësisë është shumë e madhe.

Vatra e zjarrit në PK Lugina e Valbonës në terren shkëmbor është pothuajse e fikur plotësisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!