Izolohet futbollisti i Cityt, anëtari i familjes së tij me simptoma Covid-19

schedule22:07 - 12 Mars, 2020

schedule 22:07 - 12 Mars, 2020

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është futur në izolim dhe do të kryejë teste mjekësore, për shkak se një anëtar i familjes së tij, është me simptoma të Covid-19.

“Klubi konfirmon që një anëtar i familjes së Benjamin Mendy, është në spital me simptoma të një sëmundje të frymëmarrjes. Ai i është nënshtruar testeve në spital, një prej të cilave është për Covid-19.

Derisa të njihen rezultatet, lojtari në fjalë është në izolim, si masë paraprake”, tha një pjesëtar i klubit të Manchester Cityt për mediet britanike./abcnews.al

 

Benjamin Mendy, futbollist i Manchester City

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!