Izolohen 13 milionë banorë në qytetin kinez, qytetarët: Po “vdesim urie”

schedule09:38 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 09:38 - 29 Dhjetor, 2021

Përhapja e koronavirusit së fundmi ka bërë që shumë vende të botës të marrin masa shtesë kufizuese për të parandaluar një shpërthim të dytë pandemik.

Kina për shkak të numri t të lartë të të infektuarve  ka mbyllur një prej qyteteve më të mëdha në vend, të cilët duket se po ngelin pa ngrënë në shtëpitë e tyre.

Banorët e qytetit kinez Xi’an u ndalohet të dalin jashtë madje edhe të blejnë ushqim si rezultat i masave të reja anti-COVID.

Xi’an që ka 13 milionë banorë, autoritetet e atjeshme po i lejojnë qytetarët të dalin nga shtëpitë, vetëm kur ftohen të marrin pjesë nëpër testime masive apo për ndonjë urgjencë shëndetësore.

Më parë një anëtar i një familje lejohej një herë në dy ditë të del jashtë për të blerë ushqim. Autoritetet lokale thonë se zonat ku ka rrezik më të ulët, qytetarët do të lejohen të dalin për të bërë “shoping”, pasi të testohen dhe rezultojnë negativ.

Xi’an ka regjistruar 175 të reja me COVID-19 gjatë ditës së sotme, një numër i ulët por problem i madh për Kinën, pasi nga fillimi i pandemisë e pati të vështirë për ta vënë nën kontroll situatën./abcnews.al