Izolimi nga pandemia ishte mbytës, tashmë duhen kafenetë, pub-et dhe prekja njerëzore

schedule11:35 - 4 Korrik, 2020

schedule 11:35 - 4 Korrik, 2020

Eli Goldstone, The Guardian

Gjatë izolimit, luaja shpesh një lojë me veten ku imagjinoja se si do t’i kaloja ditët e para pas daljes nga izolimi. Dhe tani që kemi dalë nga izolimi, me shumë mundësi unë nuk do të bëj asgjë çfarë  kam ëndërruar kaq kohë. Nuk mund të shijoj dot asgjë duke menduar se gjithçka  është në rregull, ndërsa qindra në ditë vazhdojnë të vdesin nga virusi.

Por jeta tani duket si një version i vakët i asaj çfarë jemi mësuar. Më mungon të ha jashtë, dhe mezi pres ta bëj diçka të tillë së shpejti. Më mungon të shkoj në një në bar, të porosis alkool dhe të qëndroj për një kohë të gjatë aty. Më mungojnë shumë netët me shoqërinë.

Me vjen keq për teatrin, se sa pak mbështetje kanë marrë  gjatë kësaj kohe dhe se çfarë mund të thotë kjo për të ardhmen e tyre. Më pëlqen të shoh njerëz në skenë,  të cilën japin shpirtin në aktrim.

Dua aq shumë të dal, të qëndroj në ajrin e pastër dhe të meditoj  duke ndjerë paqe me veten time. Çfarë nuk do të jepja për një  gotë me verë të kuqe të ngrohtë, ndërsa qaj duke shprehur çdo emocion që kam.

Është e kundërta e qetësisë që kam kërkuar gjatë gjithë pjesës më të madhe të jetës sime, tani dua të bëj gjëra që mbase nuk kanë shumë kuptim dhe kjo është mëse normale pas muajve të fundit që kemi kaluar të izoluar në shtëpi.

Më ktheni kohën kur luaja me top jashtë, kur kishim telefona të vjetër, ku teknologjia nuk ishte kaq e përhapur,  më mjafton vetëm një ëmbëlsirë dhe gjithë lumturia është në  duart e mia. I kam preferuar gjithmonë supermarketet dhe tani  janë bërë një pjesë kaq e pandashme e jetës tonë.

Por tani aroma e dezinfektantit ndihet më shumë në hundët tona sesa aroma e ushqimit. Ajo që do të mbaj mend është se kam kaluar muaj duke shkuar nga shtëpia në supermarket, ndonjëherë duke hequr disa gjëra nga lista e pazareve që të kisha një arsye për të dalë përsëri.

Shumë prej nesh do të vuajnë nga prekja dhe mungesa e dikujt pranë nesh, do të vuajnë nga dhembja që vjen nga mungesa e prekjes njerëzore. Do të vuajnë për marrëdhënie seksuale por gjithashtu edhe për prekjet e vogla të dashurisë.

Mezi po pres të shoh dhe të takoj njerëzit që kam pasur larg për kaq kohë. Për dy javë do të shoh familjen time por me shumë dëshirë kam të shoh nipin tim të porsalindur./abcnews.al