Këtë të enjte, 9 prill, Xhensila Myrtezaj është zgjuar, ka zbritur për në salon dhe është surprizuar nga Besi.
Edhe pse në kohë karantinë, Besi ka arritur të krijojë surprizën më të bukur për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.
Tollumbace gjithandej dhe një me numrin e moshës së Xhensilës, e cila këtë vit mbush plot 27 vjeç, kanë mbushur sallonin e tyre plot me gëzim.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar disa pamje të surprizës në shtëpi dhe dekorit të mrekullueshëm që e ka lënë pa fjalë.
Në një foto ajo shfaqet me Ajkën në krahë teksa vështrojnë zbukurimet së bashku.
Sot është ditë feste në shtëpinë e familjes Kallaku dhe izolimi duket më i bukur se kurrë./abcnews.al