Izolimi i ishullit nga koronavirusi., Zelanda e Re regjiston vetëm një viktimë në total

schedule13:25 - 9 Prill, 2020

schedule 13:25 - 9 Prill, 2020

Zelanda e Re ka arritur të bëjë diçka që shumë vende dëshirojnë të arrijnë: për katër ditë rresht, ajo ka raportuar një rënie të rasteve të reja të koronavirusit.

Të enjten, vendi raportoi 29 raste të reja, duke e çuar totalin rasteve  në Zelandën e Re në 1.239 – përfshirë vetëm 1 viktimë. Nga ato raste, vetëm 14 janë në spital dhe 317 janë rikuperuar.

Zelanda e Re, një vend i vogël ishull me një popullsi më pak se 5 milion, është në gjysmë të rrugës nga një një izolim prej muajsh që tani synon jo vetëm mbajtjen nën kontroll të virusit, por edhe eliminimin e tij.

Dhe deri më tani, qasja duket të jetë e suksesshme.

“Ne po ndërrojmë taktikë,” tha Kryeministri Jacinda Ardern në një fjalim të enjten. “Dhe angazhimi juaj do të thotë që plani ynë po funksionon.”

Për vendet e tjera, këto shenja pozitive mund të jenë një arsye për të hequr kufizimet. Danimarka, e cila ka të paktën 5,597 raste dhe 218 vdekje, njoftoi se do të fillojë të heqë bllokimin e saj javën tjetër nëse rastet mbeten të qëndrueshme.

Në vend të kësaj, Ardern tha të enjten se po shtrëngonte kufizimet kufitare, do të thotë të gjithë ata që vijnë  në vend do t’u kërkohet të kalojnë dy javë në karantinë në një strukturë të aprovuar.

“Jemi në gjysmën e rrugës, nuk kam asnjë hezitim të them se ato që ka bërë Zelanda e Re gjatë dy javëve të fundit është e madhe,” tha Ardern  në një konferencë shtypi të enjten. “Ju morët vendimin që ne së bashku, mund të mbronim njëri-tjetrin. Dhe  ju tashmë keni shpëtuar jetë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!