Izet Haxhia, në burg 21 vite/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për prishje të dënimit

schedule14:27 - 26 Maj, 2024

schedule 14:27 - 26 Maj, 2024

Lihet në fuqi dënimi me 21 vite burg për Izet Haxhinë, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator të vitit 1998-të. Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 që dënoi me 21 vite burg  si një nga autorët e vrasjes së Hajdarit.

Në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici dje Albana Boksi kanë rrëzuar rekursin e Izet Haxhisë për prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues ose shpalljen e pa fajshëm. Haxhia nëpërmjet avokatit të tij mbrojtjës pretendon se janë kryer shkelje të rënda të rregullave procedurale të gjykimit.

Ai u gjet fajtor, për akuzën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar për më shumë se 20 vite në Turqi nga ku dhe ekstradua në Maj të 2018-tës. Haxhia dikur ish-truprojë e Berishës kërkoi të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Berisha, për të hedhur dritë sipas tij mbi të vërteta të pa bëra publike në lidhje me vrasjen.

Por Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të detyruar ish-kryeministrin Berisha të dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj Haxhisë. Në fund ai u dënua me 21 vite heqje lirie dhe mbahet i izoluar në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!