Ivi Kaso: Axhenda jonë përballja me Ramën, PD nuk është zyra e katit të dytë

schedule13:47 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 13:47 - 20 Dhjetor, 2021

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike Ivi Kaso ka shpjeguar në ABC live, arsyen pse demokratët e drejtuar nga Berisha nuk u futën në seli natën e referendumit për shkarkimin e Bashës. Ai tha se selia u përket demokratëve dhe jo strukturave që duan ta izolojnë atë nga pjesa tjetër.

“Takimi në seli ishte për të bërë publik rezultatin. Selia u përket demokratëve dhe jo strukturave të caktuar që duan ta izolojnë nga pjesa tjetër. Selia është pikë takimi edhe sot për nisjen e protestës që është paralajmëruar. Do jemi në seli sa herë ta shohim të arsyeshme”, tha Kaso.

Kaso u shpreh se prioritet i PD nuk është përballja me Bashën por me Ramën dhe kjo axhendë nis të zbatohet nga sot me protestën kundër Ballkanit të Hapur.

“PD nuk është zyra e katit të dytë të PD. Janë institucionet legjitime që burojnë nga vota e sovranit. Janë krijuar organet e reja në Partinë Demokratike. U konsultua me parimin një anëtar një votë. Kjo gjë është e qartë.

Nuk është çështje zyrash kush rri në katin e dytë apo kush rri në katin e parë. Është e qartë tashmë beteja. Njëra palë ka demokratët me vete. Nuk janë këto prioritet e PD por përballja me Edi Ramën që ka filluar edhe sot”, deklaroi ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!