Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi një orë pas përfundimit të votimit në vend se KQZ mashtroi shqiptarët pasi pjesëmarrja deri në orën 19:00 sipas tij ka qenë vetëm 15%.
“KQZ mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të të gjithë atyre që kane votuar gjatë gjithë ditës deri në fund të farsës. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00 ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në ranga vendi është 15 për qind. PD paralajmëron kamikazët politikë të KQZ-së se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer”, tha Kaso.
Ai deklaroi se shqiptarët e kanë refuzuar kryeministrin Rama.
“Me gjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga mediat dhe qytetarët, votuesit shëtitës që votojnë disa herë, te komisionet e votimeve me një anëtarë, kërcënimet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale të votuesve e deri tek mbushja fiktive e listat të votuesve me emrat e emigrantëve edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, ai vetë, voton, vetë numëron, paniku Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente dhe as manipulimi i numrit të votuesve nuk e shpëton nga ajo që e dinë të gjithë tashmë, shqiptarët e kanë refuzuar”, tha Kaso./abcnews.al