Ivanka Trump fitoi çmimin prestigjioz Alexander Hamilton këtë vit. Ashtu si askush tjetër, ajo ka treguar një udhëheqje të veçantë dhe angazhim në prodhimin industrial .
Por këtë javë , vajza e Presidentit Trump nxiti gati 30 milion të papunë në Amerikë duke deklaruar se ata duhet të mësojnë diçka të re. Mësoni një aftësi tjetër, këshilloi Ivanka Trump. Kërkoni punë të ndryshme.
Katër vite më parë Donald Trump u zotua të lartësojë “amerikanët e harruar”, por vajza e tij po ndërhyn tashmë në skenarin e të atit. Nëse do të kishte një çmim për perceptimin e gabuar të ekonomisë Ivanka duhet ta fitojë atë. Askush nuk dëshiron të dëgjojë se ata janë fajtorë që janë të papunë.
Gjatë muajit Prill në SHBA, humbën punën 20.5 milion persona. Kjo nuk do të thotë që 20 milion amerikanë papritmas humbën aftësitë e tyre por kjo ndodhi sepse Amerika u izolua për shkak të koronavirusit.
Këshilla e Ivanka Trump mund të ketë qëllim të mirë, por asaj nuk i është dashur të kërkojë punë një herë të vetme në jetën e saj./abcnews.al