Ivanka Trump rrezikon të humbasë qasjen në dokumentet presidenciale dhe ato sekrete në Shtëpinë e Bardhë. FBI e ka përfshirë vajzën e presidentit amerikan në një hetim lidhur me realizimin e hotelit “Trump” në Kanada.
Njerëzit e FBI dhe të kundërspiunazhit amerikan po hetojnë një nga bizneset e familjes Trump, që përfshijnë Ivankën, vajzën e presidentit. Lajmi raportohet nga CNN, që shpjegon se në shënjestër janë negociatat për realizimin e “Trump International Hotel and Tower” në Vankuver të Kanadasë. Hetimet mund të paraqesin një pengesë për Ivankën, e cila si këshilltare e presidentit, po përpiqet të marrë leje sigurie për qasje të plotë në të gjitha dokumentet, madje edhe në dokumentet sekrete. Një privilegj i humbur tashmë nga bashkëshorti i saj Jared Kushner.
Ndërtesa në fjalë, e cila ka pasuruar horizontin e Vankuverit, mban markën e spa të Ivanka Trump dhe hapi dyert e saj në shkurt 2017, pak javë pasi Donald Trump mori në dorë Shtëpinë e Bardhë. Por, si shumë “Trump Tower” të tjerë, ajo nuk është në pronësi të Organizatës Trump, e cila mori tarifën e licencës dhe të drejtat e marketingut nga ndërtuesi Joo Kim Tiah, një nga familjet më të pasura në Malajzi.
Në sajë të lëshimit të lejes së sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është një procedurë standard ajo e hetimit të kontakteve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve me vende të huaja të personit që e kërkon. Por operacioni has vështirësi pasi Organizata Trump nuk e bën të lehtë punën e investiguesve. FBI ka shqyrtuar shumë marrëveshje ndërkombëtare të Jared Kushner, i cili është dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Objektivi i këtij hetimi është verifikimi nëse ndaj çifti po ushtrohet presion nga agjentë të huaj por edhe nga Kina e Rusia./abcnews.al