Iva Tiço në “Edicioni Veror”: Mendoja se në karantinë do reflektonim, por sërish jemi rrëmujë

schedule19:53 - 23 Korrik, 2021

schedule 19:53 - 23 Korrik, 2021

Pjesë e “Edicioni Veror” këtë të premte është bërë Iva Tiço.

Në shoqërinë e gazetarit Eni Shehu dhe perëndimit të diellit, Tiço ka folur për pushimet, koordinimin e tyre me punën si edhe kafshët.

Ajo ka treguar se jugu ka qenë një nga destinacionet ku ka lëvizur më shumë.

“Mendoja se gjatë karantinës do reflektojmë e do jemi më të mirë, por sërish them që jemi pak në rrëmujë. Shoh më shumë nervozizëm. Çmimet janë në rritje, por duhet të shkojnë paralelisht me shërbimet. Unë si natyrë pozitive mundohem të marr maksimumin për shpenzimet që bëj. Thuajse shkoj gjithmonë në të njëjtat vende”, ka treguar ajo.

Sa i përket punës dhe koordinimit me pushimet nuk e kam shumë problem se sepse punët e kontrolloj edhe nga celulare.

“Duke qenë se preferoj stinën e verës, më kap shpejt ankthi kur ditët kalojnë”, është shprehur ajo ndërsa ka treguar se ëmbëlsirat e janë të preferuarat e Iva Tiços.

Gjithashtu Tiço u shpreh se për pushime qeni qëndron gjithmonë tek gjyshja, ndërsa në ditë të zakonshme tek mamaja e saj.

“Qeni gjithmonë qëndron tek mami, ndër për pushime qëndron tek gjyshja”, ka treguar Tiço.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!