Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë i shpallur në kërkim në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Lushnje në Maj të vitit të kaluar.
Në atë kohë policia zbuloi brenda një ndërtese në pronësi të tij, në fshatin Krutje, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit te koduar “Krutja”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Fier, bënë kapjen e shtetasit:
E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit “Krutja”, i zhvilluar më datë 08.05.2021, gjatë të cilit Policia zbuloi brenda një ndërtese në pronësi të tij, në fshatin Krutje, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
46-vjeçari iu dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnjë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.