Pasi u përfshi në flakë, Prokuroria e Sarandës ka vendosur në sekuestro zyrën e noterit Aleko Anagnosti, i arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë.
Anagnosti ndodhet ne paraburgimin e Sarandes me masë “Arrest në burg” 45 ditë për shpërdorim detyre, pasi u arrestua së bashku me Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes në bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.
Arrestimet e tyre janë bërë urdhër të Prokurorisë së Sarandës, e cila pas hetimeve zbuloi se këta persona kanë tjetërsuar 10 mijë metër katror tokë shtetërorë që ishte lulishte në Sarandë.
Lexo edhe: U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë
Ende nuk janë identifikuar personat e maskuar që i kanë vënë flakën zyrës. Raportohet se brenda noterisë së Anagnostit ndodheshin edhe dokumentet e ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e Prokurorit në Tiranë.
Gjithashtu janë gjetur dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011.
/abcnews.al

