Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Iu vendos bombë me telekomandë, vlonjati kishte dy vite që ishte kthyer në Shqipëri

schedule12:06 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:06 - 22 Nëntor, 2020

“ABC” zbulon detaje të reja nga eksplozivi që iu vendos poshtë makinës 35-vjeçarit nga Vlora, Sokol Binaj, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Një burim i tha gazetarit Elton Nikaj, se eksplozivi, 600 gr ishte mbështjellë bashkë me një telefon celular.

Qëllimi i autorit ishte për ta shpërthyer në distancë bombën me telekomandë, por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi pakoja u pikas nga pronari i “ML”-së dhe u çaktivizua nga ekspertët e xhenios.



35-vjeçari deklaroi në polici se nuk ka konflikte. “Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin” mësohet se është shprehur Binaj, raporton gazetari i “ABC”-së në Vlorë, Elton Nikaj. Ai nuk është i skeduar nga policia për ngjarje të mëparshme, ndërsa kishte dy vite që ishte kthyer nga jashtë shtetit.

Por si e pikasi ai eksplozivin?

Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij në pjesën e përparme, që ishte e parkuar. Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.

Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.

Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve. Por puna nuk do të jetë e lehtë, pasi zona ku kishte parkuar makinën poshtë shtëpisë është në periferi të qytetit dhe nuk ka kamera sigurie./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!