Iu sekuestruan 1.5 mln euro llogari bankare, reagon për ABC News ish-zyrtari

schedule15:05 - 1 Gusht, 2019

schedule 15:05 - 1 Gusht, 2019

Ish-kreut të ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës Ferdinand Shehu, i janë sekuestruar 1.5 milionë euro llogari bankare, pas dyshimeve se janë përfituar nga burime të paligjshme. Në një prononcim për ABC News, Shehu e mohon përfshirjen në transferta të paligjshme parash, ndërsa tha se do të padisë prokurorinë dhe policinë për prishje të imazhit.

Një rast i rëndë korrupsioni është goditur nga policia e Shtetit, duke i sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri Ferdinand Shehu, ish-zyrtar i Agjencisë se Legalizimit të pronave.

Operacionin i koduar “Investimi”, u realizua pas dyshimeve se Shehu i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme paratë në kohën kur ishte punonjës i administratës shtetërore i cili në vitet 2006 – 2011, duke ka mbajtur funksione lartë tek ALUIZNI. Nga hetimet rezultoi se, nëpërmjet një banke private, ish-zyrtari, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 mijë Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Menjëherë pas publikimit të lajmit se, ka reaguar për ABC Neës Ferdinand Shehu, i cili ndodhet me pushime me familjen në Itali. Gjatë një komunikimi telefonik ish-zyrtari i lartë theksoi se nuk kishte shkelur ligjin në asnjë rast, ndërsa paralajmëroi padi për prishje të imazhit, kundër prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.

Ferdinand Shehu: Unë nuk kam gjë. Mua nuk më ka thirrur njeri.  Unë kam bërë një shitje të një hoteli dhe kam 29 vite në biznes. Bëj deklarimin e pasurisë. Kam bërë deklaratat e pasurisë. Kam çdo milimetër çdo centimetër të pronës që shita e kam konform ligjit. Dhe nuk di të ketë një abuzim nga më ekstremi.

Andi Qosja: Kur ka qenë hera e fundit që jeni thirrur në prokurori, zoti Shehu?

Ferdinand Shehu: Më mori drejtoresha e bankës dhe më thotë: -shiko Ferdinand të janë bllokuar të gjitha shifrat. Dhe për më tepër që më është bllokuar edhe karta (karta e kreditit). Kam marrë një avokate. Unë jam në autostradë. Ky është shoë mediatik.

Andi Qosja: Policia thotë se ju keni abuzuar në shifrën e 1.5 milion eurove, a është i vërtetë ky fakt?

Ferdinand Shehu: Policia flet për një veprim që është bërë nëpërmjet bankës dhe transaksione bankare. Çdo gjë është në banke dhe është e lexueshme.

Andi Qosja: Po atëherë?

Ferdinand Shehu: Do ta zgjidh. Do të bëj padi. Po ç’qenkam unë ky Don Zhuan që aferat e mija u kapen pas tetë vitesh. Ku ishin këta?! Këta kanë bërë 40 mijë kallzime kur kemi ik ne nga pushtetit.

Andi Qosja: Kur do të vini në Shqipëri për të bërë padi?

Ferdinand Shehu: Edhe dy javë jam me kalamajtë. Vetëm po gjeta një mundësi me avion./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!