Iu ndalua të këndonte në fëmijëri, e moshuara fiton një Grammy në moshën 95 vjeçare

schedule20:30 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 20:30 - 2 Dhjetor, 2022

95 vjeçarja Angela Álvarez fitoi disa ditë më parë një Grammy latin si “artistja e re më e mirë” duke u bërë fituesja më e madhe në moshë nga të gjitha shfaqjet e çmimeve muzikore. Angela e ka dashur gjithmonë muzikën, mësoi të luante kitarë dhe piano dhe shkroi këngë që në moshën 14 vjeçare.

Por ajo kurrë nuk e ndoqi ëndrrën e saj për të kënduar dhe shkruar këngë në mënyrë profesionale pasi babai nuk e lejoi atë. E ndaluar që të ndiqte ëndrrën e saj, ajo u martua dhe krijoi një familje. Gjatë Revolucionit Kuban, ajo i dërgoi fëmijët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe nuk i pa për vite me radhë.

Angela Alvarez Wins Latin Grammy at 95 and Makes Music History

Në vitet që pasuan, ajo nisi të luante muzikë për fëmijët e saj dhe më pas, kur erdhi koha, për nipërit e saj. Kjo përfshin nipin e saj kompozitor, Carlos José Alvarez. Duke përfshirë dekada, që nga rinia e saj në Kubë e deri në ditët e sotme, këngët e saj gjurmuan të gjithë historinë e jetës së saj.

Nipi i saj Carlos, i cili është një kompozitor, vendosi që një ditë t’i regjistronte ato dhe publikoi një album. “Për ata që ende nuk i kanë realizuar ëndrrat e tyre, dijeni se megjithëse jeta është e vështirë, ka gjithmonë një rrugëdalje dhe me besim dhe dashuri gjithçka mund të arrihet”, tha ajo pasi mori çmimin.

 

/abcnews.al