Një 37-vjeçar në Lushnje është proceduar penalisht pasi në automjet policia i gjeti një sasi të konsiderueshme parash.
Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në akset rrugore si edhe në vendet që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, Forca e Posaçme “Shqiponja” ndaloi në Lushnje një automjet tip “BMË”.
Gjatë kontrollit, në automjetin e drejtuesit S. P. u gjetën 49.980 euro për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm. Sasia e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht 37-vjeçarin, banues në Belsh.
Vijon puna për dokumentimin ligjor në lidhje me burimin e të ardhurave të këtij shtetasi. s.b/abcnews.al/