Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

schedule11:27 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:27 - 26 Tetor, 2021

Një 58-vjeçar me iniciale L.Ll është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në banesën e tij në fshatin Mazhar, është gjetur 1 kg kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. L., në fshatin Mazhar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Mazhar”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!