Iu gjendën kokainë dhe ekstazi me vete/ Arrestohen dy të rinj në Dhërmi

schedule16:00 - 16 Qershor, 2025

schedule 16:00 - 16 Qershor, 2025

Dy të rinj në Dhërmi janë arrestuar nga policia, pasi u janë gjetur lëndë narkotike, si kanabis, kokainë dhe ekstazi.

Gjatë kontrollit të banesës së një 30-vjeçari nga Mali i Zi, policia gjeti dhe sekuestroi doza kanabisi dhe kokaine. Kurse gjatë kontrollit fizik, një 22-vjeçari iu gjet kokainë dhe disa tableta ekstazi.

“J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, i cili ishte akomoduar në një banesë në fshatin Dhërmi. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe disa tableta ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!