Iu dogjën dy makina, flet Deizi Arapi: Kam dyshimet e mia, jam konfliktuar me deputetin e PD

schedule11:50 - 25 Shtator, 2022

schedule 11:50 - 25 Shtator, 2022

Deizi Arapi, 27-vjeçarja që iu dogj makina mbrëmjen e djeshme i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë. Ajo thotë që kjo është hera e dytë që i digjet makina dhe pretendon se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Bledion Nallbati, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.

Deizi Arapi: Jeta ime është në rrezik.  I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë.  Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.

Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja  së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht,  pasi gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!