Iu dhuroi 14 miqve nga 1 milion dollarë, George Clooney zbulon arsyen e veçantë

schedule20:16 - 17 Nëntor, 2020

schedule 20:16 - 17 Nëntor, 2020

George Clooney ka konfirmuar një histori të pabesueshme se ai iu kishte dhuruar 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollarë. Miku i tij Rande Gerber e ndau për herë të parë historinë në vitin 2017, duke thënë se i kishte befasuar me nga një valixhe me 1 milion dollarë për secilin për mbështetjen e dhënë përgjatë viteve.

Në një intervistë të dhënë për “GQ”, Clooney tregoi arsyen që e çoi të merrte këtë vendim. “Mendova se ajo që kam janë këta njerëz që për një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo në një tjetër. Kam fjetur në divanët e tyre kur isha i lënduar.

Ata më ndihmuan kur kisha nevojë ndër vite dhe unë i kam ndihmuar gjatë këtyre viteve. Të gjithë jemi miq të mirë. Dhe mendova, e dini, pa ata nuk do të kisha asgjë nga këto. Dhe ne të gjithë jemi vërtetë të afërt, thjesht mendova nëse më godet një autobus.“, tha George, duke theksuar se gjithashtu në atë kohë nuk ishte i martuar dhe me fëmijë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!