Iu bë atentat, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ndërron jetë në spital

schedule10:55 - 8 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 8 Korrik, 2022

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, sipas mediave japoneze.

Transmetuesi publik NHK  japonez raporton se  Shinzo Abe ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë. NHK citon zyrtarët japonezë në lajmin e publikuar.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.

Sulmuesi i dyshuar – raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave – u kap në vendngjarje dhe u arrestua.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!