Iu bë atentat, familja e ish-deputetit thirrje për ndihmë: Ju lutemi, ka nevojë për gjak

schedule19:30 - 29 Nëntor, 2021

schedule 19:30 - 29 Nëntor, 2021

Gazetari i “ABC” në Shkodër, Simon Shkreli raporton se ish-deputeti Pashko Ujka, që ka drejtuar nga 2011 deri në 2015 edhe Komunën e Velipojës ndodhet në gjendje të rëndë në spital si pasojë e plumbit që ka marrë nga atentati që iu bë pranë shtëpisë.

Nga plagosja Ujka ka humbur shumë gjak dhe familja bën thirrje për ndihmë duke ftuar të gjithë personat që kanë grupin e gjakut “A negativ” të dhurojnë gjak në spitalin rajonal të Shkodres. Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore.

Ai ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin teksa po afrohen te banesa, autorët i kishin zënë pritë duke e qëlluar në një lulishte pranë Kishës Ortodokse. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!