ItalOptik mbush 30 vjeç/ Tre dekada përkushtim dhe cilësi ndaj klientëve

schedule12:37 - 1 Shkurt, 2024

schedule 12:37 - 1 Shkurt, 2024

Italopik, optika e parë private në Shqipëri mbush 30 vjeç. Tre dekada më parë ItalOptik solli revolucion në fushën e optikës në Shqipërinë e tranzicionit.

Ital Optik, priti klientin e parë në janar të vitit 1994 pranë dyqanit tek Selvia në kryeqytet dhe arriti të sigurojë në tregun e optikës një emër që garanton cilësi.

Romina Lula, menaxhere e përgjithshme e ItalOptik tregon me emocion se për të ardhur deri këtu është bërë një punë e madhe, një biznes familjar i nisur nga babai i saj me guxim në ato vite, duke e kthyer vit pasa viti në lider në treg.

“Nuk ka qenë e lehtë në këto 30 vjet. Është një punë e gjatë, e lodhshme me shumë përkushtim kundrejt klientit”

Ky rrugëtim i suksesshëm i Italoptik, nuk mund të ishte i tillë pa ata, mjekët që kanë bashkëpunuar gjatë këtyre viteve për të sjellë tek klientët cilësinë dhe besueshmërinë.

“Jemi shumë të kënaqur se në fillim na kanë sjellë aparatura që ne nuk i kishim parë, i kanë futur për herë të parë në Shqipëri dhe ndihmonin shumë në diagnostikimin e sëmundjeve të syrit.”

Përvjetorin e 30-të Ital Optik e festoi me praninë e miqve, klientëve besnikë dhe personazheve të njohur.

“Uroj të bëhet 100 vjec. Romina është një grua fantastike, siç ka shpirtin, ka miqësinë, ka familjen ka gjithçka.”

“Të ketë sa më shumë punë, arritje dhe cilësi që e ka treguar se e ka pasur në këto vite. Të mos ndryshojë kurrë për sa i përket trajtimit shumë njerëzor me klientët. “

” Suksese, punë të qendrueshme, të mos e ulë asnjëherë cilësinë si në shërbimin mjekësor, ashtu edhe në produktet që ofron.”

ItalOptik solli pranë qytetarëve shqiptarë shërbimin cilësor për korrigjimin e problemeve me shikimin. Por jo vetëm kaq, ajo u kthye shumë shpejt në një industri të syzeve të diellit, duke sjellë markat më të njohura dhe më të kërkuara. Në këtë 30 vjetor deri në fund të muajit mars Ital Otik ofron 30% ulje për të gjithë klientët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!