Një 20-vjeçare nga provinca e Pesaros në Itali është dhunuar nga një 22-vjeçar shqiptar, pasi ka dalë nga një diskotekë me miqtë.
Shqiptari, i cili punonte si murator, ka tentuar ta marrë me forcë të renë në makinë me ndihmën e personave të tjerë, por kanë qenë miqtë e saj ata që i kanë ardhur në ndihmë, raportojnë mediat italiane.
E reja që u përpoq në çdo mënyrë për të shpëtuar, arriti të tërheqë vëmendjen e miqve të saj të cilët thirrën menjëherë karabinierë, të cilët arrestuan shqiptarin.
Sapo shpëtoi, 20-vjeçarja u dërgua në spital dhe do të qëndrojë nën kujdesin e mjekeve për 15 ditë./ abcnews.al