Sandro Tonali po integrohet mirë te Milani dhe paraqitjet e tij po vijnë në rritje. Mesfushori 20-vjeçar, një nga protagonistët e “Golden Boy 2020” dhe fitues i “Best Italian Player U21”, ka folur rreth kuqezinjve, trajnerit Pioli dhe liderit Zlatan Ibrahimovic.
“Ardhja te Milani ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar, shpresojmë të vazhdojmë me paraqitje dhe rezultate pozitive. Kam një raport shumë të mirë me trajnerin Pioli, ai është një person fantastik. Ndonjëherë e ngre zërin ndaj nesh, por është e drejtë të ndodhë kështu.
Pikat e referimit? Nuk më pëlqen të kem një të tillë. Kohë më parë frymëzohesha nga Luka Modric, një lojtar i bukur, të cilin është kënaqësi e madhe ta shohësh duke luajtur.
Ibrahimovic? Zlatan bën shumë shaka në dhomat e zhveshjes, ai është lideri ynë brenda dhe jashtë fushës. Jemi një grup unik, i përbërë nga djem shumë të mirë të cilët po ecin në drejtimin e duhur“, deklaron mesfushori i talentuar i Milanit. /abcnews.al