Italiani i denoncon për mashtrim, dy vëllezërit shqiptarë rrahin dhe e kërcojnë, por në fund e pësojnë keq

schedule20:33 - 16 Prill, 2021

schedule 20:33 - 16 Prill, 2021

Dy vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 44 vjeç, të dënuar më parë dhe banues në Monteprandone, u arrestuan nga Policia e San Benedetto sepse u akuzuan se kishin rrahur dhe kërcënuar me thikë një punonjës të një firme tregtare në Porto d ‘Ascoli.

Viktima e sulmit kishte raportuar më parë një nga shqiptarët, pronar i një pike tregtie makinash, për mashtrim. Të dy vëllezërit përfunduan në arrest shtëpiak./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!