Një ndodhi e pazakontë në Vlorë. Një çift kanë zgjedhur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë duke paguar të gjitha shpenzimet me një çek fals.
Njoftimi është bërë nga hoteli që ata kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë. Por nuk mbaron këtu. Për një javë rresht dasmorët janë akomoduar në këtë hotel. Ata paralajmërojnë se rasti do të referohet në polici.
“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndërri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fallso të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!
Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar. P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!”, thuhet në njoftim. m.v/abcnews.al