E diela ka sjellë reshje të shumta shiu në Italinë veriore. Ndërkohë, pamjet e filmuara nga ajri tregojnë dëmet që kanë bërë përmbytjet në provincën e Modena-s.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, lumenjtë dolën nga shtrati duke bërë që sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbulohen nga uji. Për pasojë, të paktën 60 familje janë evakuuar.
Kurse, në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar. Në rajonet më të prekura, kanë rënë po ashtu 80 deri në 140 centimetra dëborë.
Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që ka prekur Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën. s.b/abcnews.al/