Italia i ka bërë thirrje të gjithave vendeve të G20 që të zbatojnë sanksionet e vendosur nga G7 kundër Rusisë.
Sanksionet e vendosura nga vendet e G7 kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë duhet të zbatohen nga të gjitha vendet e G20, tha të enjten ministri italian i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti.
Në një deklaratë të lëshuar në margjinat e një samiti midis liderëve të financave të G20 në Bengaluru, Giorgetti tha se sanksionet “duhet të zbatohen jo vetëm nga vendet e G7, por edhe nga vendet e G20, raporton Reuters.
“Përndryshe Rusia anashkalon sistemin e sanksioneve dhe efektet rrezikojnë të mos i plotësojnë pritshmëritë tona”, shtoi ministri.
/abcnews.al