Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia “shuan” Flakën Olimpike / Spektakël në ceremoninë e mbylljes për “Milano Cortina 2026”

schedule10:45 - 23 Shkurt, 2026

schedule 10:45 - 23 Shkurt, 2026

Nisi me spektakël dhe në të njëjtën mënyrë u mbyll. Pas më shumë se dy javësh garash, rezultatesh mbreslënës dhe rekorde, Lojrat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” ulën siparin.

Si në ceremoninë e hapjes më 6 shkurt në stadiumin “Meazza” të Milano, organizatorët nuk zhgënjyen as në “shfaqen” e përgatitur për mbylljen e kompeticionit.

Në “Arena” të Veronës, një tjetër “shoë” “made in Italy” ndërthuri me elegancë, historinë, artin dhe sportin.



Ky ishte preludi i Lojrave Dimërore, që për nga spektakli, rezultatet dhe pjesmarrja tejkaluan pritshmëritë e organizatorëve, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Italisë.

Në “Milano Cortina 2026” morën pjesë 93 shtete mes tyre edhe Shqipëria, me 4 skiatorë, numri më i lartë i përfaqëesimit në historinë e sportit kuqezi.

Po ashtu, në 16 disiplina të sporteve dimërore konkurruan 5 mijë atletë më mijëra gara që kishin brenda luftën sportive, por edhe rezultatet, disa prej tyre rekord.

Me këto arritje dhe krenarinë e oragizatorëve, flaka olimpike e ndezur më 6 shkurt është shuar në Itali, për të nisur një tjetër udhëtim 4 vjeçar deri në Lojrat Dimërore të ardhshme që do të zhvillohen në vitin 2030 në Alpet Franceze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!