Ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza ka propozuar që të gjitha festat të jenë të ndaluara, përfshirë këtu edhe ato që bëhen privatisht nëpër shtëpi. Ekspertët e Komitetit Teknik Shkencor në vend u mblodhën për të diskutuar rreth masave që do të merren për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.
Kështu, kanë ndryshuar rregullat për karantinën e cila nga 14 reduktohet në 10 ditë. Veç kësaj, për t’u shpallur negativ për Covid-19 do të mjaftojë vetëm një tampon.
Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend deri më tani kanë theksuar se nuk do të ketë një karantinë kombëtare të dytë.
“Asnjë karantinë kombëtare, vetëm rregulla më kufizuese nga Rajonet” – “Nuk ka kushte për asnjë izolim kombëtar për asnjë territor”, tha Speranza.
Në 24 orët e fundit vendi fqinj konfirmoi 5,456 raste pozitive për koronavirusin si dhe 26 viktima. s.b/abcnews.al/