Italia shkel ligjin për shkak të Berlusconit, një qytet i pasur emëron një rrugë me emrin e tij

schedule21:42 - 21 Shtator, 2023

schedule 21:42 - 21 Shtator, 2023

Portofino, një qytet i pasur bregdetar në jug të vendit, do të bëhet qyteti i parë në Itali që do të emërojë një rrugë sipas kryeministrit prej shumë kohësh Silvio Berlusconi, i cili vdiq në qershor, pasi autoritetet morën vendimin përmes një procedure të përshpejtuar.

Në Itali zakonisht duhen 10 vjet pas vdekjes së dikujt para se dikush të marrë një nder të tillë, por në këtë rast u bë një përjashtim sepse Berlusconi u cilësua si një nga “njerëzit që i kanë shërbyer kombit në veçanti”, shkruan gazeta “Sekolo”.

Rruga do të riemërohet më 14 tetor, disa javë pasi Berlusconi do të kishte mbushur 87-vjeç.

Kryetari i komunës së Portofino-s, Matteo Viaccava, tha se me këtë rast do të mbahet një ceremoni e vogël në marrëveshje me familjen, e veçanërisht me Pier Silvio Berlusconin, i cili drejton kompaninë mediatike të familjes MFE.

Rruga e zgjedhur është këmbësore dhe Silvio Berlusconi eci përgjatë saj kur vizitoi vilën e tij në këtë qytet. Ajo pronë tani është në pronësi të grupit të modës “Dolce and Gabbana”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!