Italia shënon rekord të vaksinuarish brenda 24 orëve

schedule15:26 - 5 Qershor, 2021

schedule 15:26 - 5 Qershor, 2021

Italia ka shënuar një numër rekord të vaksinuarish brenda një ditë. Sipas një njoftimi nga ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza, 598,510  persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve.

Italia ka vaksinuar 12,737,533  persona që nga nisja e fushatës së vaksinimit ndërsa në total janë administruar 37,069,235 doza. Vendi gjithashtu ka lehtësuar disa nga masat anti-Covid-19. Duke filluar nga 7 qershori ora policore do të zgjatet nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.

Gjithashtu duke filluar nga nesër, Italia do të nisë vaksinimin e grupmoshave nga 12 deri në 16 vjeç. Gjatë javës së kaluar, vendi ka regjistruar ulje të incidencës në numrin e rasteve, duke shënuar 32 raste për 100.000 banorë.

Ekspertët shpresojnë që deri në fund të  korrikut, maska të mos jetë më e detyrueshme në ambientet jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!