Italia ka sekuestruar një kompleks pallatesh në Sardenjë, që është pjesërisht në pronësi të biznesmenit rus, Piotr Olegkovich Aven , njoftoi sot zyra e kryeministrit Mario Draghi.
Operacioni i sekuestros ishte pjesë e një përpjekjeje të gjerë perëndimore për të vendosur sanksione ndaj rusëve të lidhur me presidentin, Vladimir Pitin, si ndëshkim për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainës, që prej 24 shkurtit.
LEXO të gjitha zhvillimet për luftën
Mësohet se biznesmeni rus zotëron një të tretën e pasurisë së konfiskuar, ndërsa vlera e pasurisë vlerësohet të jetë rreth 4 milionë euro. Për sa i përket pjesës tjetër të kompleksit nuk është ende e qartë se cili e zotëron.
Aven është në listën e sanksioneve të BE-së që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Ai është investitor nafte që ka ndërtuar një perandor biznesi prej 4.7 miliardë dollarësh në Evropë. Në dy javët e fundit, policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë qindra milionë euro nga rusët e shquar që kanë qenë në listat e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i 24 shkurtit./abcnews.al/