Italia sekuestron jahtet dhe vilat e 4 oligarkëve rusë me vlerë 140 milionë euro

schedule14:18 - 5 Mars, 2022

schedule 14:18 - 5 Mars, 2022

Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë të paktën 140 milionë euro nga katër miliarderë rusë, të cilët ishin në listën e sanksioneve të BE-së pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters.

Një burim policor tha se është sekuestruar vila në pronësi të biznesmenit miliarder Alisher Usmanov në Sardenjë dhe vila në liqenin Como në pronësi të prezantuesit të televizionit shtetëror rus Vladimir Soloviev.

Përveç kësaj, burimet konfirmuan se jahtet që i përkisnin njeriut më të pasur të Rusisë, Alexei Mordashov, dhe Gennady Timchenko, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin , u konfiskuan gjatë natës në portet veriore të Italisë. Në 20 vitet e fundit oligarkët rusë kanë blerë banesa luksoze në vende të kërkuara të Itali, shkruan The Guardian.

Lexo edhe: Rusët po shkatërrojnë qytetet, shpresë te negociatat: Çfarë po ka ndodhur sot në Ukrainë

Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë:

–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.

–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.

–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.

–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.

–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.

–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.

– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend.

–Qeveria britanike i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!