Italia regjistron shifra të larta të infektuarish me Covid, humbin jetën 89 persona

schedule20:28 - 20 Tetor, 2020

schedule 20:28 - 20 Tetor, 2020

Vijon të rritet numri i raste të reja ditore me koronavirus në Itali. Gjatë 24 oërve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar 10.874 persona nga 144.737 tamponë të kryer.

Në rritje edhe viktimat që sot janë 89, kundër 73 të ditës së mëparshme. Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 2023 pozitivë, e ndjekur nga Piemonte me 1396, Campanja me 1312 dhe Lazio me 1.224.

Janë pothuajse 8500 personat në gjithë territorin që gjenden në spital, ndërkohë që 870 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Ndërkohë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja Lombardia ka vendosur karantinën duke filluar nga ora 23 e ditës së enjte./abcnews.al