Italia regjistron shifër rekord rastesh me koronavirus në 24 orë

schedule18:36 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 18:36 - 23 Dhjetor, 2021

Italia ka regjistruar ditën e sotme një numër rekord rastesh pozitive për Covid-19. Sipas raportimit të autoriteteve të shëndetit në vend, në 24 orë u regjistruan 44,595 të infektuar nga 36,293 që ishin një ditë më parë duke bërë që vendi të regjistrojë rekordin e radhës.

Po ashtu, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë brenda ditës, si pasojë e koronavirusit humbën jetën edhe 168 qytetarë, krahasuar me 146 viktima që u regjistruan një ditë më parë.

Pacientët në spital me Covid-19, pa përfshirë ata në kujdesin intensiv, ishin 8,722 të enjten, nga 8,544 një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,023 nga 1,010 që ishin një ditë më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!