Italia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga Covid, me më shumë se 100,000 të vdekur se mesatarja, sipas statistikave të publikuara sot.
“Demografia e vendit tonë ka pësuar një ndryshim të madh për shkak të vdekjeve nga Covid-19”, tha në një deklaratë zyra kombëtare e statistikave italiane ISTAT.
“Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 746.146, numri më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore, me një rritje prej më shumë se 100,000 (+ 15,6%) krahasuar me mesataren e 2015-2019.”
Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, numri i personave që vdiqën për shkak të Covid shkoi në 74,000 në 31 dhjetor të 2020. Italia është vendi i parë europian që u godit më rëndë nga pandemia 13 muaj më parë.
Sipas ISTAT, rajonet veriore janë më të prekurat. Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve pësoi rënie (404.104 lindje, -3.8% krahasuar me 2019). Numri i popullsisë italiane pësoi rënie me rreth 384,000 njerëz në 2020 krahasuar me 2019, “e njëjtë me zhdukjen e një qyteti me madhësinë e Firences”.
Më 31 dhjetor 2020, popullsia ishte 59,257,566 banorë, duke regjistruar një rënie prej 0.6% brenda 12 muajve./abcnews.al