Italia regjistron 255 raste të reja me koronavirus, 30 persona humbin jetën brenda ditës

schedule18:08 - 26 Qershor, 2020

schedule 18:08 - 26 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 255 raste të reja me Covid-19. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 239,961. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës u regjistruan edhe 30 viktima, tre më shumë se një ditë më parë.

Në total, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, të paktën 34,708 persona në Itali e kanë humbur betejën me Covid-19. Nga ana tjetër, nga spitalet deri më tani janë nxjerrë 187,615 persona, prej të cilëve 890 vetëm në 24 orët e fundit.

Kurse, pacientë të shtruar në spitale raportohet të jenë 1,356, 159 më pak krahasuar me një ditë më parë, prej të cilëve 105 janë në terapi intensive. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!