Italia regjistron 18,916 raste të reja me Covid-19 dhe 280 viktima në 24 orë

schedule17:33 - 27 Shkurt, 2021

schedule 17:33 - 27 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 18,916 raste të reja me Covid-19, nga 323,047 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur, se brenda ditës, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën 280 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 5.86%, nga 6.3% që ishte dje. Që nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 97,507 raste fatale dhe 2,9 milionë të infektuar. Të shtruarit në njësitë e kujdesit intensiv u shtuan me 22, ndërsa 80 pacientë të tjerë të shtruar në pavijone të tjera Covid.

Numri i pacientëve që janë shëruar rezulton të jetë rreth 2,4 milionë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!