Italia regjistroi 3,738 të infektuar dhe 126 raste fatale nga Covid-19 në 24 orë

schedule17:22 - 28 Maj, 2021

schedule 17:22 - 28 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 3,738 raste të reja me koronavirus nga 249,911 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 126 qytetarë, krahasuar me 171 që humbën jetën të enjten.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave në vend ka shkuar në 125,919. Sa i përket situatës në spitale, raportohet se të shtruarit në kujdesin intensiv janë 1,142 kurse 10,534 të tjerë e kanë mposhtur sëmundjen.

Nga ana tjetër, 7,192 pacientë të shtruar me simptoma në pavijonet e tjera Covid, 515 më pak në 24 orët e fundit. Në total në Itali janë diagnostikuar me koronavirus 4.2 milionë persona, prej të cilëve 3,8 milionë e kanë fituar betejën me sëmundjen. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!